E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Nisin fluturimet nga aeroporti i Kukësit, sot ulet avioni nga Zyrihu

Sot, në aeroportin e Kukësit “Zayed Flatrat e Veriut” nisin zyrtarisht fluturimet ndërkombëtare.

 

Fluturimi organizohet nga Operatori Turistik me bazë në Zyrih, “Illyrian Eagle”.

 

Reklamë

Kryeministri Edi Rama publikoi foto dhe lajmin se sot ulet nga Zyrihu në tokën e Kukësit avioni me udhëtarë i Helvetic Airlines.

 

“MIRËMËNGJES ???? dhe me aeroportin e ri ndërkombëtar “ZAYED-Flatrat e Veriut”, ku sot ulet nga Zyrihu në tokën e Kukësit avioni me udhëtarë i Helvetic Airlines dhe hapet porta e dytë e qiellit të Shqipërisë për fluturimet komerciale, ju uroj një të premte të mbarë”, shkruan Rama.

 

Autoritetet thonë se janë marrë të gjitha masat teknike që i gjithe procesi të jetë i suksessëm. Synim sipas tyre, mbetet tërheqja e sa më shumë linjave ajrore nga jashtë vendit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë