Subscribe

Me emocione të forta dhe muzikë të bukur u mbyll edhe nata e katërt e “Gjeniut të Madh” në ekranin e Vizion Plus.

 

Talentet e kësaj mbrëmje interpretuan për rreth dy orë materiale te përzgjedhura nga repertori më i njohur shqiptar dhe ai botëror.

 

Mbrëmja e së enjtes përballi tetë konkurrentë, duke i hapur kështu rrugë garës së vërtetë.

 

Nga 8 talentet e gjeniut sipas vlerësimit të anëtarëve të jurisë 6 u zgjodhën për në fazën tjetër ndërsa dy prej tyre kaluan në sfidë.

 

Eleonora dhe Mariana ishin vajzat që konkurruan përballë njëra-tjetrës, sfidë e cila, pas votave të jurisë, i dha mundësi Marianës të vijojë rrugëtimin e saj për në finale.

 

Për më shumë surpriza dhe emocione spektakli “Gjeniu i Madh” ju lë takim të enjten e ardhshme në orën 21.00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *