E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Nisin dorëheqjet në disa Bashki, ikin drejtorët e drejtuesit e Njësive Administrative në Elbasan, Korçë e Pogradec

Pas ultimatumit  të prerë të kryeministrit Edi Rama, të gjithë drejtorët dhe përgjegjësit e sektorëve në Bashkinë e Elbasanit kanë paraqitur dorëheqjen.

Po ashtu jane larguar edhe kryetarët e njësive administrative, duke i hapur rrugë një riorganizimi të plotë të strukturës vendore në këtë Bashki.

Edhe në Korçë administratorët e Bashkisë dhe ata të Bashkisë Kolonjë kanë paraqitur dorëheqjet.

Ndërkohë, në Bashkitë e Pogradecit, Maliqit dhe Devollit, ende nuk është ndërmarrë një hap i tillë.

Reklamë

Sipas komunikimeve me përfaqësues të këtyre njësive vendore, po vijon procesi i vlerësimit të kuadrit ligjor në funksion të zbatimit të kërkesës së bërë nga kreu i qeverisë. Ndërkohë në Kukës 14 administratorë dhe 2 nënkryetarët e Bashkisë janë larguar nga detyra.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë