Subscribe

Sot nisi viti i ri shkollor për rreth 430 mijë nxënës të arsimit të detyruar dhe atij të mesëm, në të gjithë vendin.

 

Emocioni dhe entuziazmi për nisjen e një kapitulli të ri në rrugëtimin e bukur të dijes, lexohej jo vetëm në sytë e fëmijëve por edhe tek mësuesit dhe prindërit.

 

FEMIJE DHE PRINDER

 

1- “Ne jemi në klasë të parë, nuk do rrimë bashkë në bankë por me shokë dhe shoqe të reja. Suksese të gjithëve.”

2- “Unë jam në klasë të tretë, lulet i kam blerë për mësuesen.”

3- “Këtë vit djali nis klasën e parë, jam shumë e emocionuar, ju uroj të gjithëve një vit sa më të mbarë shkollor.”

4- “Unë jam në klasë të dytë por vij për herë të parë këtu dhe nuk kam shokë.”

 

Përpara se ti drejtoheshin klasave, dita nisi me himnin e flamurit.

 

 

Këtë vit, rreth 29 mijë nxënës u ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

 

MESUESE

“Mirë se vini të dashur nxënës! Si jeni? Keni emocione?”

 

 NXENES NE KLASE

1- “Më pëlqen mësuesja, është e bukur.”

2- “Nuk kam asnjë shok prandaj jam i mërzitur.”

 

 

NORA BIBA

MESUESE

“Për klasën e parë, emocioni është edhe më i madh. Ditën e sotme do të mundohemi që të prezantohemi, të njihemi me njëri tjetrin në mënyrë që të argëtohen dhe ta kujtojnë të bukur këtë ditë.”

 

Nga data 1 shtator, të gjithë nxënësit kanë patur mundësinë të pajisen me libra falas ndërsa të vegjlit nga klasa e parë deri në të tretën, nuk do të duhet ti kthejnë në fund të vitit shkollor.

 

LUIGJ MARKU

DREJTOR I SHKOLLES “AHMET GASHI”

“Nuk kemi patur probleme me shpërndarjen e librave, të gjithë nxënësit i kanë marrë dhe jemi gati për të vijuar punën në këtë vit të ri shkollor. Kemi një rritje të numrit të nxënësve me aftësi ndryshe dhe qëllimi është që të integrohen sa më mirë në klasat e tyre.”

 

Në të gjithë vendin do të jenë rreth 280 klasa të ashtuquajtura burimore, për nxënësit me aftësi ndryshe, të cilët do të shoqërohen me mësues ndihmës.

 

Ndërsa mësimi me turne edhe këtë vit duket se është i pashmangshëm të paktën në 20 shkolla të kryeqytetit, ku numri i nxënësve është i lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *