Subscribe

Rreth 450 mijë nxënës u ulen këtë të hënë në bankat e shkollës, nga te cilet 29 mijë fëmijë klasën e parë. Te vegjlit kane qene edhe me te emocionuarit ne nisjen e vitit te ri shkollor.

 

Në duart e nxënësve të klasave të para nuk do të jetë vetëm abetarja e unifikua por edhe libri i lëndës së Teknologjisë, Informacionit dhe Komunikimit.

 

Këtë vit shkollor për herë të parë do të ketë shkollë të mesme për nxënësit e Institutit të Fëmijëve që nuk Dëgjojnë, në fushën e të nxënit Teknologji dhe TIK.

 

Mësuesit dhe prindërit shprehen se fëmijët janë pajisur me tekste shkollore të cilat për arsimin 9-vjeçar janë falas, megjithëse të përdorura.Të paktë janë tituj që mungojnë.

 

Ndryshe nga dy vitet e shkuara, nxënësit do të paraqiten në shkolla pa masat kundër Covid-19, por në institucione gjithsesi do të jenë të pranishëm dezinfektantët dhe termometrat për çfarëdolloj rasti.

 

Por një problematikë tashmë e vjetër,është, zhvillimi i mësimit me turne që nuk ndryshon në disa shkolla në kryeqyetet, ku është përqëndruar edhe numri më i lartë i nxënësve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *