E shtunë, 21 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Nishani: Keqardhje për daljen nga kontrolli të situatës nga forcat e sigurisë së Maqedonisë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ka reaguar ditën e sotmë në lidhje me situatën e dhunës në parlamentin maqedonas. Në reagimin e tij kreu i shtetit Shqiptar ka shprehur keqardhjen për daljen nga kontrolli të kësaj situate nga forcat e sigurisë së Maqedonisë.

 

Deklarata e plotë

 

Reklamë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bujar Nishani ka ndjekur me shumë shqetësim dhunën e ushtruar mbrëmë në Parlamentin e Maqedonisë, menjëherë pas zgjedhjes së Kryetarit të ri të Parlamentit me origjinë shqiptare, zotit Talat Xhaferri, si dhe shpreh keqardhjen për daljen nga kontrolli të kësaj situate nga forcat e sigurisë së Maqedonisë.

 

Presidenti Nishani dënon dhunën e ushtruar ndaj deputetëve të Maqedonisë, veçanërisht të atyre me origjinë shqiptare, dhe duke u uruar shërim sa më të shpejtë të lënduarve bën thirrje për qetësimin e situatës dhe kapërcimin e saj me maturi politike.

 

Presidenti Nishani përshëndet zgjedhjen e zotit Talat Xhaferri në postin e Kryetarit të Parlamentit dhe e konsideron këtë akt si një zhvillim shumë pozitiv për marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni që duhet mbështetur gjerësisht.

 

Presidenti Nishani vlerëson se tentativat për të inkurajuar dhunë e keqpërdorur marrëdhëniet ndëretnike duhen dënuar me forcë pasi nuk rrezikojnë vetëm stabilitetin dhe të ardhmen e euroatlantike të Maqedonisë, por edhe marëdhëniet ndërshtetërore dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit në përgjithësi. Zbatimi i plotë dhe i shpejtë i Marrëveshjes së Ohrit, në të gjitha elementët e saj, do të ishte garancia më e mirë për harmoninë dhe bashkëjetesën ndëretnike në Maqedoni.

Vazhdo të lexosh

Reklamë