Nis viti i ri shkollor, rreth 36 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës
E kanë pritur këtë ditë prej kohësh. Fëmijët janë munduar të gjithë të vishen bukur, e në oborrin e shkollës të vijnë plot hare. Emocionet e mëdha dhe tufat me lule i mbajnë ata që ulen për herë të parë në bankat e shkollës.
Te vegjlit janë përgatitur prej ditësh per te nisur rrugëtimin drejt dijes.
Sot në oborret e shkollave kishte më shumë këshilla se asnjëherë.
Për herë të parë në shkollë janë regjistruar gati 36 mijë nxënës, ndërsa në të gjithë vendin e hëna e dytë e këtij shtatori uli në bankat e shkollës rreth 400 mijë fëmijë.
Tirana mbetet ende qyteti me më shumë nxënës. Edhe këtë vit tradita e këtyre dy dekadave të fundit kur mësimi zhvillohet me dy turne, fatkeqësisht vijon.
Megjithatë ne ketë 11 shtator në Tirane kane hapur dyert edhe tre shkolla reja, në njërën prej të cilave kryebashkiaku Veliaj dhe ministrja Nikolla kane zgjedhur të përcjellin urimin e tyre për të vegjlit.
Veliaj ishte edhe ne shkollën “Pal Engjelli” ku shpërndau çanta e mjete didaktike per fëmijët nga familjet ne nevoje.




