Subscribe

Komisionit të Pavarur të Kualifikimit këtë të hënë po zhvillon seancën dëgjimore për prokurorin e Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj.

 

Hajdarmataj ndryshe njihet edhe si  prokurori i dosjeve “të nxehta”. Hetimi ndaj tij do të zhvillohet në tri kritere, ligjshmërinë e pasurive, pastërtia e figurës dhe aftësitë profesionale.

 

Sipas KPK-së, Besim Hajdarmataj, ka bërë deklarim të sakte në perputhje me ligjin në ILDKPI. Ai  ka burime të ligjshme për të justifikuar pasurinë dhe nuk gjendet në situatën e konfliktit të interesit.

 

Situata financiare e prokurorit të Krimeve të Rënda ka qenë me bilance pozitive nga viti 2003-2016. Relatorja e çështjes ka raportuar që Hajdarmataj ka marrë dhuratë 6 mijë euro dhe 4 mijë Paund nga i vëllai. Për këto shuma, prokurori ka paraqitur dokumentet provuese, ndërsa komisioni ka vërejtur se ato janë të ligjshme.

 

Prokurori Hajdarmataj është prokurori, i cili ka pasur në duar çështjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dosjen 184, dosjen 339 si dhe dosjen Shullazi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *