Në Qarkun e Elbasanit, nga kjo javë është paralajmëruar se do nisë vala e shkarkimit të pjesës dërrmuese të drejtorëve të institucioneve dhe të disa drejtorive, me qëllim rritjen e performancës së punës, e mbi të gjitha ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për qytetarët nga ana e këtyre institucioneve.

 

Pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, edhe nga vetë mazhoranca janë  kritikuar drejtorët në Qarkun e Elbasanit për punën, e cila nuk ka qenë në nivelin e kërkuar nga PS. Në një situatë të tillë, pas disa muaj konsultimesh, PS ka reaguar dhe ka kërkuar ndryshime cilësore në aspektin drejtues të institucioneve publike.

 

Paraditen e sotme është komunikuar lëvizja nga detyra e Anila Çotës. Si drejtor i Zyres Vendore te Arsimit Parauniversitar Elbasan, në vend të saj, është emëruar Ermir Çela.

 

Çela është pedagog i jashtëm pranë departamentit të Matematikës në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan dhe mbante detyrën e Drejtorit në Gjimnazin “Konstandin Kristoforidhi” në Elbasan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *