Subscribe

Pas pesë vitesh, 2 qeveritë ajo shqiptare dhe malazeze po zhvillojnë mbledhjen e dytë këtë herë në Podgoricë.

 

Anëtarët e dy kabineteve mbajnë një seancë për 10 marrëveshjet dhe memorandumet që nënshkruajnë.

 

Ndërkohë 3 marrëveshjet më të rëndësishme janë, ndërtimi i urës mbi lumin Buna, që lidh drejtpërdrejtë plazhin e Velipojës me atë të Ulqinit. Kjo urë do të jetë 310 metra e gjatë dhe do të kushtojë 9 milionë euro. Ndërsa financimi do të ndahet mes dy qeverive.

 

Marrëveshja e dytë e rëndësishme është hapja e https://www.youtube.com/watch?v=wV3vbDOAQMkhttps://www.youtube.com/watch?v=wV3vbDOAQMkpikës së kalimit kufitar Shën Nikollë Pulaj.

 

Ndërsa e treta ka të bëjë me menaxhimin e lumit Buna, ku synohet që të bëhet i lundrueshëm për jahtet dhe anijet e vogla. Marrëveshjet sjellin ndikim të drejtpërdrejtë në turizëm, për të rritur numrin e vizitorëve, jo vetëm nga Mali i Zi, por dhe nga Sllovenia e Kroacia që vijnë drejt Shqipërisë dhe anasjelltas. Marrëveshjet e tjera prekin kryesisht fushat e ekonomisë , energjisë, mbrojtjes sociale, sportit, kulturës dhe shëndetësisë.

 

Dy kryeministrat do kenë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp, ku do flasin edhe për çështjet e Ballkanit Perëndimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *