Vendi
Nis takimi i kryeministrit Rama me sekretarin e Shtetit, Antony Blinken

Ka nisur takimi i kryeministrit Edi Rama me sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili parashikohet të zgjasë rreth 45 minuta.
Në takimin që do të mbahet në Departamentin e Shtetit, në qendër të diskutimit pritet të jetë edhe situata mes Ukrainës dhe Rusisë, e ku Shqipëria është deklaruar në mbështetje të SHBA-se dhe NATO-s.
Pritja e Edi Ramës nga Antony Blinken u pri një ditë më parë nga një ceremoni e organizuar nga ambasada shqiptare në Amerikë në Neë York, për fillimin e mandatit dy vjeçar të vendit tonë si anëtar i Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




