Ka nisur Prime i pestë i “Ferma Vip” në Vizion Plus, i spektaklit më të veçantë në Shqipëri, i cili shoqëron shqiptarët që prej 22 marsit në dy kanale të dedikuara në Tring, Ferma VIP 1 dhe Ferma Vip 2.
Mbrëmja e sotme do të ketë spektakël dhe surpriza të mëdha, pa harruar se një nga fermerët do të largohet.
Niko Komani apo Riglesa Cybi kush do ta lërë sot “Ferma VIP”? Për kë ka votuar publiku?
Por mbrëmja e sotme nuk ka vetëm largime, por edhe prurje të reja. Dy personazhe të njohur por dhe shumë të dashur për publikun nisin mbrëmjen e sotme aventurën e tyre në “Ferma VIP”.
Për të zbuluar gjithçka mbi personazhet e dashur, lojën e tyre dhe shumë surpriza të tjera mund ta ndiqni LIVE edhe në Youtube.





