E diel, 4 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Nis shembja e objekteve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në Lezhë

Ka nisur në qytetin e Lezhës puna për shembjen e objekteve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Konvikti i shkollës profesionale “Kolin Gjoka” ishte godina e parë që u shemb, e më pas do vijohet me shkollen “Gjergj Kastrioti”  dhe pallatet në lagjen “Gurra” e “Besëlidhja”. Paralelisht, me shembjet po bëhet dhe largimi i inerteve për ti hapur rrugë rindërtimit.

Reklamë

Nënkryetari i Bashkisë Lezhë, Ermal Pacaj thotë se ndërhyrje do të ketë edhe në 72 pallate, të cilët kanë pësuar dëmtime nga tërmeti, por nuk janë klasifikuar për t’u shembur.

Në qytetin e Lezhës u dëmtuan rëndë nga tërmeti 11 objekte, të cilat do të rindërtohen nga fillimi, ndërsa për banesat private të dëmtuara ende nuk ka një plan si do të veprohet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë