E mërkurë, 28 Tetor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Nis seanca në ngarkim e Erion Veliajt, mungon kryebashkiaku: Dua të përfaqësohem nga avokati Plarent Ndreca

Ka nisur seanca e dytë në ngarkim të kryebashiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe të 29 të bashkëpandehurve të tjerë.

Edhe në këtë seancë, në kafazin e xhamtë të Gjykatës së Posaçme, nuk është paraqitur fizikisht Erion Veliaj, vetëm avokatja e caktuar kryesisht Valentina Teodoresku.

Reklamë

Po ashtu janë të pranishëm dy prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado

Në deklarimin e tij, Veliaj është shprehur: “Nuk dua të paraqitem sot në këtë seancë dhe dua të përfaqësohem nga avokati im Plarent Ndreca”.

Reklamë

Në seancën e kësaj të marte nuk është e pranishme as Ajola Xoxa.

Bashkëshortja e kryebashkiakut përfaqësohet nga avokati i saj Maks Haxhia.

Vazhdo të lexosh

Reklamë