Subscribe

Kanë nisur fluturimet nga disa destiancione evropiane për të rikthyer në atdhe shqiptarët që mbeten jashtë kufirit për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19. Grupi i pare mberriti nga Stambolli.

47 persona, pjesa më e madhe studentë mbërritën në orën 09:25 në aeroportin e Rinasit, ndërsa pasdite do të vijë grupi i dytë nga Roma. Disa prej tyre u shprehen se kishin qëndruar për gati dy muaj në pritje të riatdhesimit. Të tjerë thanë se i kanë kaluar të gjitha kontrollet shëndetësore për tu rikthyer.

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në datën 19 prill, do të kryhen fluturimet Tiranë-Milano dhe Milano-Tiranë. Mësohet se në avionin e orës 15:00 nga Tirana në Romë, do të udhëtojnë afro 80 persona. Mes tyre janë shqiptarë me vendbanim në Itali, shtetas italianë por edhe amerikane që më pas nga Roma do të udhëtojnë drejt Shteteve e Nashkuara.

Të gjithë qytetarët, pas riatdhesimit u drejtuan me autobus për në dy hotelet e Durrësit për të qëndruar 14 ditë në karantinë. Grupi i parë u vendos te hotelet te Shkëmbi i Kavajës. Më herët, kryeministri Rama tha se paketa do të jetë 100 € për fluturimin që do të paguhen nga personi. 21 € do të kushtojë në ditë për akomodimin 14-ditor në hotel, prej të cilave 14 € do të mbulohen nga qeveria për fjetjen dhe shërbimit, ndërsa vetëm 7 € do të paguhen nga personi për ushqimin. Deri tani kanë aplikuar për riatdhesim afro 10 mijë qytetarë shqiptarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *