Subscribe

Për herë të parë është duke u punuar për shkrimin e një enciklopedie për shqiptarët në të gjithë trevat shqipfolëse.

 

 

Ky botim vjen pas përpjekjeve të nisura më herët nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, punë e cila pati një ngërç për shkak të shtrembërimit të fakteve mbi shqiptarët. Drejtuesit e akademive te zotohen se nuk do të ketë objektivitet dhe do të bazohen vetëm në fakte shkencore.

 

 

MEHMET KRAJA

KRYETAR I AKADEMISË SË SHKENCAVE, KOSOVE

“Kjo do të jetë enciklopedi shqiptare që përfshin shqiptarët në të gjithë hapësirën ballkanike dhe diasporën. Ne do përpiqemi dhe do të ndjekim sigurish parime shkencore, do mundohemi të mos jemi pjesë e polemikave ballkanike.”

 

 

Projekti është parashikuar të realizohet brenda një afati prej 5 vitesh dhe do të përfshijë kërkime për gjuhen, arkeologjinë, historinë, gjeografinë etj..

 

 

Gjithashtu akademitë janë duke punuar edhe për rishkrimin e historisë së shqiptarëve dhe hartimin e fjalorit të Gjuhës Shqipe.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *