Subscribe

Gjykata e Posaçme ka çelur procesin ndaj 3 të pandehurve, Erjon Alibej, Xhuljano Hoxha dhe të penduarit, Euglen Halili për vrasjen e Emiljano Ramazanit, dhe Regis Runajt, vrasje këto, të ndodhra në korrik të 2020.

 

Seanca që zgjati afërsisht dy orë u shoqërua me debate mes prokurorit dhe avokatëver mbrojtës, pasi këta të fundit pretenduan se të penduarit kanë dhënë deklarata kontradiktore.

 

Për vrasjen e Emiljano Ramazanit, prokuroria akuzon Erjon Alibej, i cili ka patur rolin e organizatorit dhe porositësit të krimit. Në rolin e informatorit ka qenë bashkëpunëtori i drejtësisë Euglen Halili. Ai ka deshmuar se për cdo të dhënë që i jepte Xhuljano Hoxhës për vendndodhjen e Ramazanit, paguhej nga 20 deri ne 30 mijë lekë.

 

Prokurori i ccështjes, Behar Dibra, ka kërkuar që seancën e radhës më 6 qershor të ketë përballë dy të penduarit e tjerë, Nuredin Dumanin dhe Henrik Hoxhën, deklaratat e të cilëve sollën 32 urdhër-arreste të operacionit “Golden Bullet”.

 

Vetë Alibej pretendon se nuk ka lidhje me asnjë nga episodet për të cilat akuzohet, ndërsa para gjykatës avokatët thanë se Eugen Halili është dhunuar në ambientet e policisë për të bërë deklarime të tilla që implikojnë Alibejn.

 

Ky i fundit dyshohet se mori hakun për vrasjen e vëllait dhe xhaxhait të tij, në një atentat ku mbeti i vdekur gjithashtu edhe një qytetar turk.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *