Beteja ligjore e PD ka nisur dhe bashkë me të edhe argumentet e palëve përpara trupës së Gjykatës të Apelit. Përfaqësuesi ligjor i grupimit të Berishës, Ivi Kaso ka argumentuar se ankimimi i vendimit nga ‘pala e Alibeajt’ nuk duhet konsideruar nga gjykata. Sipas tij, pala në proces është PD e përfaqësuar nga Komisioni i Rithemelimit dhe ky grupim nuk ka kërkuar ankimim të vendimit. Me këtë argument, përfaqësuesi ligjor ka pretenduar se ky fakt duhej të ishte marrë parasysh nga gjyqtarja Blerina Muça dhe të mos pranonte kërkesën e palës tjetër.

 

 

“Ligji procedurial parashikon çfarë është ankimi dhe kriteret minimale që duhet të plotesojë.

Ankimi është akti që palët ose pjesëmarrësit parashtrojnë kundër një procesi penal.

Palë ne proces është PD e përfaqesuar nga Komisioni i Rithemelimit si palë e vetme në proces.

Pasi është njohur me arsyetimin e vendimit nëpërmjet përfaqësuesit ligjor, i ka komunikuar Shkallës së Parë që nuk dëshiron ta ankimojë këtë vendim, nga e vetmja palë që ka investuar në proces ligjor.

Ky fakt duhet të ishte marrë parasysh nga gjyqtarja Blerina Muca, kur vetë pala që ka investuar ne gjykatë ka kërkuar të mos ankohet vendimi.  Ankimimi nuk mund të bëhet nga Persona sporadike brenda personit juridik.  Vullneti i personit juridik PD për të mos lejuar ankim, rrëzon personat sporadikë. Blerina Muca ka shkelur ligjin më të dyja këmbët se pala qe ka investuar ne këtë proces ka kërkuar që të mos ankimohet ky vendim.  Argumentet e reja të paraqitura nga pala ankimuese kanë rënë në dekadencë, pasi argumentet e shtuara tejkaluar afatet ligjore me 1 vit”, argumentoi Kaso.

 

Ivi Kaso ka argumentuar se ligjërisht, Enkelejd Alibeaj nuk ka kompetencat e duhura për të qenë kryetar i komanduar i PD. Ai argumenton se se Alibeaj nuk ka kaluar në votëbesim nga Këshilli Kombëtar i PD dhe emërimi i tij ka ardhur nga një deklaratë për shtyp, baza ligjore.

 

“Është fakt publik që Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen dhe Enkeljed Alibeaj është “komanduar” të jetë kryetar përmes një deklarate për shtyp dhe nuk ka marrë votëbesim nga keshilli kombetar.

Edhe sikur të mos kishte ekzistuar ndonjëherë kuvendi i 11/12/2021, Ankuesi është kryetar vetëm për efekt mediatik jo i zgjedhur.

 

Në këto kushte, Enkelejd Alibeaj nuk i ka tagrat ligjore të ankimimit dhe nuk ka vepruar si kryetar i komanduar sepse nuk është komanduar ndonjëherë jurdikisht të jetë kryetar.

Ndaj argumentet kanë rënë në dekadencë sepse vijnë jo vetëm 1 vit me vonesë, por edhe nga një person që nuk ka tagrin për të ngritur argument e sikundër edhe ankimim.

“Ka një gjyq PD, ka një gjyq PD”, në fakt nuk ka asnjë gjyq sepse pala tjetër jo vetëm që nuk është e tillë, po është siguruar ta refuzojë gjykimin në themel”, argumentoi Kaso.

 

Vendimi për vulën e PD pritet të merret nga trupa gjykuese e përbërë nga  Elona Mihali, gjyqtare relatore dhe dy gjyqtarët e tjerë Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja.  Pala e Berishës përfaqësohen nga Ivi Kaso dhe përballë tij qëndron Indri Sefa, përfaqësues i palës së Enkelejd Alibeaj. Ky vendim do të jetë dhe përcaktues i ecurisë së kësaj force politike në rrugën drejt zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *