E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Nis pastrimi i lagjeve të Pogradecit, shemben objektet pa leje

Në Pogradec nisi aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara në brendësi të lagjeve të qytetit.

Aksioni ka nisur në lagjen numër 5 me lirim trotuaresh dhe sheshesh të zëna me porta dhe ndërtime pa leje të cilat përdoreshin si garazhe drush, objektesh dhe lulishte private nga familjet.

Sipas drejtorit të Agjensisë së Mbrojtjes së Territorit Markel Hafesllari aksioni i prishjeve vjen pas paralajmërimeve për prishje vullnetare dhe për shkak të mos reagimit të banorëve po ndërhyet nga Agjensia.

“Sipas planit të kryeministrit kemi marrë një aksion në gjithë qytetin. Kemi qenë në zonën Kala, tani jemi te rruga e spitalit. Kemi prishur rreth 20 objekte në Kala dhe për 30 të tjera janë bërë njoftimet përkatëse. Nuk i kanë liruar vetë objektet, jemi detyruar të ndërhyjmë. Nuk ka pasur kundërshtime”, tha Hafesllari.

Reklamë

Aksioni pritet të shtrihet në të gjitha lagjet e qytetit ndërsa nuk është shfaqur asnjë rezistencë nga banorët, deri më tani janë prishur mbi 60 objekte vetëm në dy lagje, ndërsa numri pritet të jetë mjaft i lartë për shkak se koha e zaptimit të hapsirave është në shtrirje të gjatë vitesh./vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë