E premte, 2 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

Nis në Pogradec, Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë

Edicioni i 12-të i Festivalit të Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë ka nisur në Pogradec.

 

Reklamë

50 filma me metrazh të gjatë dhe të shkurtër janë këtë vit në konkurim, ku bie në sy pjesmarrja e lartë e të rinjve.

 

Ky festival përveçse e kthen Pogradecin në kryeqendrën e Ballkanit duke bërë bashkë regjisorë të rinj dhe të vjetër, shërben edhe si një shkëmbim shumë i mirë eksperiencash.

 

PANAYOTIS KRAVVARIS

ANETAR I JURISE

 

Eshtë shumë bukur të jem në këtë festival filmi, sidomos pas pandemisë, është bukur të jesh mes njerzve dhe në një festival të tillë. Është shumë e rëndësishme që artistët të takohen sëbashku dhe njerzit të shohin filmat live. Është shumë bukur të vish nga Greqia në Pogradec, ashtu sic mund të shohësh se sa popujt e Ballkanit i ngjajnë njëri-tjetrit.

 

NIKOLA PALOVSKI 

KONKURENT NGA SERBIA

 

“Është  hera ime e parë në Shqipëri, ashtu siç është filmi im i parë në një festival të tillë. Jam i lumtur që jam këtu dhe pjesë e këtij festivali. Konkuroj me një film të shkurtër me një të diplomuar në arkeologji i cili rikthehet në fshatin e tij.Këtu qyteti është shumë i bukur, akomodimi dhe kushtet shumë të mira.”

 

Festivali Ballkanik i Filmit do të zgjasë 5 ditë. Në këtë aktivitet krahas filmave një vëmendje shumë e madhe i kushtohet  dhe kuzhinës ballkanase.

Më shumë video

Reklamë