Subscribe

109-vjetorin e krijimit të shtetit shqiptar, kryeministri Edi Rama e kremtoi me nisjen e punimeve për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës. I parashikuar të nisë fluturimet në 2025, porta e tretë e transportit ajror do të administrohet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Mynihut, një prej më të mëdhenjve për sa i përket trafikut të pasagjerëve në Evropë.

 

“Nuk mjafton që të ndërtosh një infrastrukturë të bukur Aeroportet janë si klane familjare, në njëfarë mënyre duhet të kesh dhe aleanca dhe sinergji me aeroporte të tjera, për të menaxhuar një numër të madh pasagjerësh dhe për të krijuar një sistem ku strukturat aeroportuale mbështesin dhe plotësojnë njëra-tjetrën.”

 

Me një pistë 3.2 kilometra të gjatë, ai do të mundësojë edhe udhëtimet direkte përtej oqeanit, si Shqipëri-Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Parashikimi është që në vitin e parë të funksionimit aeroporti i Vlorës të shfrytëzohet nga 500 mijë pasagjerë dhe në vazhdim kjo shifër të arrijë deri në 10 milionë.

 

“Aeroportet nuk janë as parkingje makinash që ulin dhe sistemojnë avionë në tokë dhe nuk janë as stacione ku vijnë njerëz, të cilët thjeshtë kryejnë nevojat e tyre për transport. Aeroportet janë “fabrika buke” sepse aeroportet rrisin të ardhurat e vendit.”

 

Ndërtimin e tij e quajti një vepër historike për Shqipërinë dhe Kosovën. Moti i keq me shi dhe furtunë i pamundësoi praninë e vlonjatëve që i quajti kampion të padurimit për përmbushjen e këtij premtimi, padurim me të cilin Edi Rama tha se do të përballet deri në ditën kur të nisin fluturimet e para nga qyteti bregdetar.

 

“Unë jam i bindur që sot në darkë kur unë të jem duke u kthyer do filloj të marr mesazhet e para, “a do hapet aeroporti javën tjetër?”

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *