Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
18 January 2026
Vizion fokus

Aksident në Sarandë, lëndohen dy persona

Tragjedi, ortekët vrasin 5 skiatorë në Alpet e Austrisë!

Gutierrez: Bota ndodhet në dete të trazuara

Trump: Irani, vendi më i keq në botë për...

E rëndë në SHBA, djali 11-vjeçar vret babanë pse...

Mbështetësit e Lapajt protestë te kryeministria, tensione me policinë

Zhduket avioni me 11 persona në bord në Indonezi

Berisha: Donin të na zhduknin, por ne u ringritëm

Vedat Muriqi i papërmbajtshëm në La Liga, “Pirati” shënon...

Akuzohet për shpërndarje narkotikësh, arrestohet 18-vjeçari shqiptar në Itali

Nis më 21 qershor Java Kulturore Braziliane! Shfaqje filmash, koncert harqesh dhe “qershia mbi tortë”, karnavalet braziliane

20 Qershor 16:14

Javët kulturore Ndërkombëtare, sjellin për herë të parë në Shqipëri Javën Kulturore Braziliane. Nga datat 21 deri më 29 Qershor nga Tirana në Vlorë do të organizohen shfaqje filmash, koncert harqesh, aktivitete letrare dhe muzikore. Por, “qershia mbi tortë” pa diskutim do të jenë karnavalet Braziliane, një traditë e njohur në mbarë botën.

Energjia dhe kultura unike e Brazilit nis me një natë poetike më 21 qershor, në Teatrin Metropol, në Tiranë. Interpretimi i poezive dhe prozave të autorëve të mëdhenj, Hilda Hilst, Fernando Pessoa, Miguel Torga dhe novela “The Psychiatrist” nga Machado de Assis, në shqip dhe portugalisht, shoqëruar nga piano, pa diskutim që do të jetë një përvojë e rrallë dhe speciale për të gjithë lexuesit.

Mbrëmja e 24 qershorit i është rezervuar koncertit të harqeve nga ansambli i njohur “Camerata Balcanica”, tek Qendra Kulturore e Katedrales Ortodokse në kryeqytet. Ky grup përbëhet nga 10 artistë të rinj dhe të talentuar të muzikës klasike nga Ballkani Perëndimor, të cilët do të sjellin në skenë një përvojë të jashtëzakonshme muzikore. Katër violinistë, dy violistë, dy violonçelistë dhe një kontrabasist do të interpretojnë një repertor që do të përfshijë vepra nga kompozitorë të njohur brazilianë, duke ofruar një përzierje harmonike të tingujve klasike dhe motiveve tradicionale braziliane.

Për të gjithë admiruesit e kinematografisë, në Kinema Millenium më 25 qershor do të transmetohet, filmi brazilian “Behind the Sun”. Prodhim i vitit 2001, realizuar me regji të Walter Salles dhe frymëzuar nga novela “Prilli i Thyer” i Ismail Kadaresë, trajton jetën e një familjeje të varfër në Brazilin rural, e cila përballet me konflikte të brendshme dhe sfida të shumta në përpjekje për të mbijetuar dhe për të ruajtur shpresën. Me një interpretim të shkëlqyer nga aktorët Rodrigo Santoro dhe José Dumont, filmi ka marrë vlerësime të shumta dhe është nominuar për disa çmime ndërkombëtare, duke përfshirë një nominim Golden Globe për filmin më të mirë të huaj.

Edhe datat 27 qershor dhe 28 qershor, i janë rezervuar dy filmave të tjerë interesant brazilian. “Bossa Nova”, një komedi romantike që tregon historinë e një grupi njerëzish në Rio de Janeiro, të cilët ndërlidhen përmes dashurisë dhe pasionit për muzikën pa dyshim që do sjellë një natë emocionuese tek Qendra e Artit Agimi më 27 qershor. Ndërsa me 28 qershor, do të shfaqet filmi brazilian “Two Sons of Francisco”, një dramë emocionuese dhe frymëzuese që rrëfen historinë e vërtetë të jetës së dymbëdhjetë vjeçarëve nga një fshat i varfër i Brazilit të cilët ndjekin ëndrrën e tyre për të bërë karrierë në botën e muzikës sertanejo.

Pa dyshim, ato që priten më me shumë entuziazëm janë karnavalet Braziliane që do të organizohen më 29 qershor, ora 19:30, në Lungomaren e Vlorës nën kujdesin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Në një shfaqje të paparë, ky manifestim kulturor do të sjellë ritmin, ngrohtësinë dhe ngjyrat e Brazilit në zemrën e bregdetit. Karnavalet Braziliane do të sjellin për publikun një performancë e mrekullueshme, duke përfshirë perkusionistë të talentuar brazilianë, balerina dhe kërcimtarë profesionistë të disiplinës “Capoeira” që me lëvizjet e tyre do të na tërheqin në botën ritmike të karnavaleve.

Posted Under:
Aktualitet Kulture
Tagged:
java kulturore braziliane

Nga e njëjta kategori

Fadroma përplas punëtorin në kantierin e ndërtimit, 45-vjeçari ndërron jetë gjatë rrugës për në spital

më shumë...

Rikthehet gjuetia në Shqipëri! Ligji i ri përcakton kritere të forta dhe zonat ku lejohet aktiviteti

më shumë...

“Mjaft më me këtë telenovelë”, motra e 45-vjeçarit të dhunuar në Fier: Kërkojmë vetëm drejtësi dhe zbardhje të së vërtetës

më shumë...

Vrasje tronditëse në Greqi, 44-vjeçari shqiptar ekzekuton me armë gjahu kryeplakun, dyshohet për krim pasioni

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Porkito
Zenith Travel

Minute pas minute

10:37

Mandarina apo portokall, cili frut ka më...

10:26

Aksident në Sarandë, lëndohen dy persona

10:03

Tragjedi, ortekët vrasin 5 skiatorë në Alpet...

9:49

Gutierrez: Bota ndodhet në dete të trazuara

9:29

Ja pse disa persona thinjen më shpejt

8:54

Hëna e re e Bricjapit, ja si...

8:47

Trump: Irani, vendi më i keq në...

8:39

E rëndë në SHBA, djali 11-vjeçar vret...

8:12

Ja çfarë është në të vërtetë një...

7:55

Mbështetësit e Lapajt protestë te kryeministria, tensione...

7:31

Zhduket avioni me 11 persona në bord...

6:47

Temperaturat zbresin deri në -4 gradë celcius,...

6:43

Berisha: Donin të na zhduknin, por ne...

6:19

Vedat Muriqi i papërmbajtshëm në La Liga,...

5:55

Akuzohet për shpërndarje narkotikësh, arrestohet 18-vjeçari shqiptar...

5:53

Shqipëria në Bordin e Paqes, Rama: Faleminderit...

5:42

Pas konfliktit për videolojërat, 11-vjeçari qëllon për...

5:30

Ekuadori vendos 10 mijë trupa ushtarake kundër...

5:06

Si t’i përgjigjesh fëmijës kur të bën...

4:37

Ky është qyteti më i ftohtë në...

Më të klikuarat

  • Vrasje tronditëse në Greqi, 44-vjeçari shqiptar ekzekuton me...
  • Shqipëria në Bordin e Paqes, Rama: Faleminderit Presidentit...
  • Abuzoi me djalin 15-vjeçar të bashkëshortit, 35-vjeçares i h...
  • Fadroma përplas punëtorin në kantierin e ndërtimit, 45-vjeça...
  • Arratisja e Altin Ndocit/ Burg për ish-zv.shefin e Policisë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.