Përmes postës tradicionale apo përdorimit të teknologjisë, qytetarët janë ftuar nga Edi Rama t’i përgjigjen 12 pyetjeve, për çështje që kryeministri i vlerëson se duhet të marrë edhe mendimin e tyre para se qeveria t’i sanksionojë me ligj apo vendime të këshillit të ministrave.

 

Eridana Cano, Drejtorja e Agjenicsë për Dialog dhe Bashkëqeverisjen thotë se pyetjet e ngritura janë rezultat i një këshillimi me të gjitha ministritë.

 

ERIDANA CANO
DREJTORE E AGJENCISE PER DIALOG DHE BASHKEQEVERISJE
Kemi folur së pari me INSTAT për mënyrën sesi duhet ta ngrejmë këtë pyetësor dhe sigurishte kemi diskutuar dhe me institucionet e ministrive të linjës për sa i përket formësimit të pyetjeve.

Pasi qytetarët të japin mendimin e tyre, të dhënat do të përpunohen dhe më pas ato do të publikohen. Sipas Eridana Canos kjo e dhënë do t’i shërbejë qeverisë për të kuptuar qasjen e qytetarëve dhe jo domosdoshmërisht do të kenë një rol përcaktues në vendimarrjen e qeverisë.

 

ERIDANA CANO
DREJTORE E AGJENCISE PER DIALOG DHE BASHKEQEVERISJE
Merret mendimi dhe perceptimi i qytetarëve, qy” më pas në realizimin e nismave të mëtejshme të qeverisë.

 

Mundësinë që këtë kuvendim popullur kryeministri Edi Rama po e përdor për të arritur qëllime të caktuara si për shembull legalizimin e kanabisit për arsye mjekësore dhe pas të cilit qëndrojnë interesa ekonomike të grupeve të caktuara, gjithnjë nëse përgjigja është pro kësaj nisme, e përjashton.

 

Nuk do të thoash që kryeministri e ka me synimi që meqenëse qytetarët u shprehën pro ose kundër neve do t’ua lemë barrën atyre.

 

Për aq kohë sa ky sondazh kryhet nga qeveria dhe jo nga një institucion i çertifikuar, i cili garanton pjesëmarrjen mbi 18 vjeç, shmangien e dhënies së mendimit më shumë se një herë, edhe përmes pyetësorit që të vjen në shtëpi me postë edhe online, Eridana Cano thotë:

Ky është ushtrimi i parë që ne bëjmë dhe sigurisht do të kemi edhe mësimet tona, pra duhet të lemë një herë të flasë i gjithë ushtrimi i pyetësorit të parë dhe më pas nëse ushtrimi do të ketë nevojë për grupmosha që u bëhet një seri pyetjesh apo zonave rurale u bëhen disa pyetje që janë veçori vetëm për atë zonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *