Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 September 2026
Vizion fokus

Ftesë e veçantë për Salah, Erdogan kërkon ta takojë...

Harry kane flet për të ardhmen, lajmi i mirë...

Zjarr në Taroninë të Gjirokastrës, flakët rrezikuan banesat

Sulmet ruse në Ukrainë, 2 të vrarë dhe 17...

Rama reagon pas protestës për Muzeun Hebraik në Vlorë:...

Trump i bindur për fundin e luftës: SHBA ka...

Rama paralajmëron drejtuesit e administratës: Çdo shkelje afati në...

Kreu i PD takon kongresmenin Gooden, Berisha: Folëm për...

“Lamtumirë bosi im”! Mbrojtësi i Kombëtares humb njeriun e...

Arabia “kyc” tubacionin e naftës, shkak një sulm me...

Nis intervistimi i kandidatëve për kreun e ri të Policisë së Shtetit, e Ngarkuara me Punë e SHBA mbërrin në Ministrinë e Brendshme

24 Mars 12:50

Ka nisur intervistimi i kandidatëve për kreun e ri të Policisë së Shtetit.

14 kandidatët do të merren në intervistë nga një Komision i Posaçëm, në lidhje me platformën, që ata kanë dorëzuar në një afat kohor prej 7 ditësh. Dy gra, që ishin më herët kandidate janë skualifikuar, për shkak se nuk kanë qenë pjesë e Policisë së Shtetit.

Ndërkaq, në Ministrinë e Brendshme ka mbërritur edhe e Ngarkuara me Punë e SHBA-ve në Tiranë, Nancy Van Horn, ku do të zhvillojë një takim me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari. Në qendër të diskutimeve do jetë procesi i zgjedhjes së kryepolicit të vendit.

Gjatë këtij procesi, kemi tre ish-drejtues të Policisë së Tiranës, të cilët synojnë që të drejtojnë institucionin dhe ata janë Tonin Vocaj, Lorenc Panganika dhe Rebani Jaupi, që plotësojnë dhe kriteret për të qenë pjesë e garës.  Intervistat pritet që të jenë të shkurtra për secilin kandidat dhe jo shumë të gjata (20 deri në 30 minuta për çdo kandidat) dhe sot do të përfundojnë.

Pas intervistimit, brenda 48 orëve, ministri i Brendshëm, pas pikëzimit që do të bëjë Komisioni i përbërë nga tre anëtarët, do të dërgojë emrin tek Këshilli i Ministrave për miratim. Brenda pak ditësh pritet që të kemi edhe emrin e kryepolicit të vendit.

Kujtojmë se ish-kreu i Policisë Ilir Proda qëndroi në këtë detyrë 17 muaj. Ai u largua pas protestës së 28 shkurtit, për shkak se nuk arriti të garantonte rendin dhe sigurinë, pasi protestuesit e opozitës arritën të hyjnë në zonën e ish-Bllokut dhe goditën me molotovë vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha, brenda së cilës gjendeshin disa artistë të huaj.

Deri në zgjedhjen e drejtorit të ri, në detyrë është komanduar zëvendësdrejtori Sokol Bizhga.

Përgjithësisht kandidatët në garë janë me karriere të gjatë në këtë fushë dhe që kanë mbajtur disa poste më herët.

14 kandidatët në garë për kreun e Policisë së Shtetit

Afrim Tafa

Alfred Çepe

Arjanit Arapi

Elidon Çela

Gentjan Berberi

Gentjan Shehaj

Idajet Faskaj

Lorenc Panganika

Neritan Nallbati

Pëllumb Seferi

Rebani Jaupi

Saimir Boshnjaku

Skënder Hita

Tonin Vocaj

 

Posted Under:
Aktualitet Kryesoret Vendi
Tagged:
policia zgjedhjet

Nga e njëjta kategori

Rama reagon pas protestës për Muzeun Hebraik në Vlorë: Një grup delenxhinjsh me në krye Lesko Pijanikun

më shumë...

Çmimi i naftës arrin në 229 lekë, shtrenjtohet edhe benzina në pikat e karburanteve

më shumë...

Shiu fik të gjitha vatrat e zjarrit në Qarkun Dibër

më shumë...

Rama paralajmëron drejtuesit e administratës: Çdo shkelje afati në përgjigjet ndaj qytetarëve do të ketë kosto

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

3:54

Ftesë e veçantë për Salah, Erdogan kërkon...

3:52

Harry kane flet për të ardhmen, lajmi...

3:50

Zjarr në Taroninë të Gjirokastrës, flakët rrezikuan...

3:27

Sulmet ruse në Ukrainë, 2 të vrarë...

3:20

Rama reagon pas protestës për Muzeun Hebraik...

3:01

Çmimi i naftës arrin në 229 lekë,...

2:34

Trump i bindur për fundin e luftës:...

2:25

Shiu fik të gjitha vatrat e zjarrit...

2:16

Rama paralajmëron drejtuesit e administratës: Çdo shkelje...

2:06

“Kosova pret çlirimtarët”, nis “Marshi për Liri”...

1:48

Kreu i PD takon kongresmenin Gooden, Berisha:...

1:25

“Lamtumirë bosi im”! Mbrojtësi i Kombëtares humb...

1:12

Arabia “kyc” tubacionin e naftës, shkak një...

1:10

“Dhashë maksimumin”, italiani që Maradona e shihte...

Viktima Erald Xhejo
12:57

Vrau me thikë bashkëmoshatarin në Pirg, dënohet...

12:45

Qarkullonte i armatosur, arrestohet i riu në...

12:30

Stuhia “godet” Roskovecin, pemët e rrëzuara në...

Foto ilustruese
12:04

Belsh/ Ra në kontakt me energjinë elektrike,...

12:02

Arratisja e shqiptarit nga burgu grek, makina...

11:43

PD përkujton Azem Hajdarin 28 vite pas...

Më të klikuarat

  • E rëndë në Patos, 46-vjeçari humb jetën duke punuar në një s...
  • Aksident në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, makina përplaset me...
  • Viktima Erald Xhejo Vrau me thikë bashkëmoshatarin në Pirg, dënohet me 12 vite b...
  • Arratisje si në filma në Greqi, “policët” e rremë i zënë pri...
  • Foto ilustruese Tronditet Kamza, shpërthim me tritol në derën e shtëpisë së...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.