E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Nis gjykimi për Sali Berishën, ish-kryeministri paraqitet në SPAK dhe sulmon Dumanin

Është zhvilluar në Gjykatën e Posaçme, seanca për aferën e dyshuar korruptive të dosjes “Partizani”, ku zyrtarisht të pandehur janë ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi si dhe 3 të tjerë.

Seanca nisi në orën 10:45 dhe zgjati deri në 13:30, ku lideri i demokratëve nuk ishte i pranishëm, por i përfaqësuar nga avokati i tij.

I pranishëm ishte vetëm Jamarbër Malltezi, pasi dhe të pandehurit e tjerë përfaqësohen nga avokatët.

Në nisje të seancës kryetarja e trupit gjykues, Elsa Ulliri paraqiti vendimin e gjyqtarit Erjon Çela që rrëzoi kërkesën për përjashtimin e trupës gjykuese të bërë nga avokatët e Sali Berishës.

Reklamë

Edhe pse mungoi në seancë, Berisha ishte këtë mëngjes në SPAK në kuadër të urdhrit për masën e sigurisë detyrim paraqitjeje.

Pasi firmosi, Berisha i shoqëruar nga mbështesit e tij hodhi akuza ndaj Prokurorisë së Posaçme dhe Altin Damanit qe sipas tij ka lidhje me pushtetin dhe krimin.

Gjatë kësaj seance avokatët e te pandehurve i kërkuan GJKKO shpalljen e pavlefshme të hetimeve të SPAK.

Për dhëndrin e Berishës, Jamarbër Malltezi, akuzat dhe gjyqi është politik.

Seanca e rradhës u vendos për në datën 29 shtator./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë