Subscribe

Ka nisur Asambleja e Partisë Socialiste e cila po zhvillohet në ambientet e  “Hotel Melia” në Durrës.

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka mbajtur fjalën hapëse dhe tha se procesi i rienergjizimit ka prekur çdo organizatë socialiste në të gjitha qytetet e vendit.

Lexo edhe :

Related Posts

Rama:  Sot në regjistrin digjital të PS numërohen 29.225 anëtarësime të reja. Shifra e anëtarësimeve të reja është domethënse për ne të gjithë, jo për tu ndalur këtu, por për të parë në pasqyrën e re të anëtëtarësisë së çdo qarku, potencialin e madh të rritjes së forcës tonë politike, shtrirjes së saj në çdo lagje dhe vendbanim, nga qendra në skajet e çdo bashkie dhe thellimit të influencës së saj në mendjet dhe zemrat e shqiptarëtve. Mos ndalemi këtu, por të vendosim dy objektiva. 50 mijë anëtarë të rinj deri në Kongresin tonë të qershorit. Ojektivat janë tejkaluar sepse nuk kemi pritur që njerëzit të vijnë te ne, por kemi shkuar ne tek ata. E dyta, rishikimi i përbërjes së çdo organizate socialiste me qëllim harmonizimin me profilin politik dhe social të zonës që mbulon organizata socialiste.

Rama tha se në çdo hap duhet një parti më e fortë, më e hapur dhe më gjithë përfshirëse./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *