Subscribe

Nisi  në ekranin e televizionit Vizion Plus program më i ri televiziv “Albano Show”. Moderatori dhe aktori i humorit Albano Bogdo vjen me një larmishmëri tematikash, me të ftuar special ku përmes humorit fin dhe satirës godet politikën, aktualitetin e jo vetëm.

 

Një nga personazhet e mbrëmjes së parë trë këtij shoë ishte ekologjisti Sazan Guri.

 

Bogdo solli  një interviste ndryshe me Sazan Gurin me batuta e kundërbatuta mes të dyvë, duke sjell një atmosfere te këndshme në studio.

 

 

Albano Bogdo pyeti Sazan  Gurin se si mund të lulezojë Shqiperia përmes tre lëvizjeve:

 

“ E para duke sjelle 200 të rinj nga jashtë, të cilët bashë me 200 të rinj në vendin tonë, pra 400 në total duhet të kenë prioritet interesin kombëtar. E dyta është turizmi i kombinuar me historine tonë dhe e treat, bujqësia e blegtoria që janë një potencial I madh, tha Sazan Guri.

 

Mirëpo aktori dhe prezantuesi I shoët, këmbënguli në pyetjet e tij sarkastike duke I kërkuar Gurit të zgjedhë nëse do të kishte një marrëdhenie jashtëmartesore në rast se të huajt do të vinin kusht për transformimin e Shqiperise.

 

Sazan Guri tha se do të pranonte seksin jashtë martese në këmbim të tre lëvizjeve që do të ndryshonin vendin, por do të merrte leje tek bashkëshortja.

 

Albano Bogdo është një aktor dhe humorist, mjaft i dashur për publikun shqiptar. Ai ka spikatur me performancat e tij në spektaklet e humorit si Apartamenti 2XL, Duplex etj,dhe tashmë për gati 2 orë me radhë, cdo të premte, ora 21:00 do të vijojë me stire dhe humore të mbajë mbërthyer audiecen shqiptare permes Vizion Plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *