E diel, 15 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Film Family Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Ngritja e “Kushtetueses”/ Ambasadori gjerman: U përmbush një kusht qendror për integrimin

Pas ambasadores Yuri Kim, ka reaguar edhe ai i Gjermanisë, Peter Zingraf pas dekretimit të anëtarit të gjashtë të Gjykatës Kushtetuese, Përparim Kalo.

Zingraf deklaroi se ky hap është një gur kilometrazhi në rrugën drejt konsolidimit të shtetit ligjor në Shqipëri, ndërsa theksoi se ngritja e Gjykatës Kushtetuese është kolonë qendrore në ekulibrin institucional dhe ndarjen e pushteteve në Shqipëri.

“Zgjedhja e sotme e z. Përparim Kalo si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese është një gur kilometrazhi në rrugën drejt konsolidimit të shtetit ligjor në Shqipëri. Falenderimi im shkon për të gjitha institucionet, që ditët e fundit bashkëpunuan në mënyrë konstruktive në interes të kësaj çështjeje. Një Gjykatë Kushtetuese funksionale është kolonë qendrore në ekulibrin institucional dhe ndarjen e pushteteve në Shqipëri. Gëzohem që në këtë mënyrë është përmbushur një kusht qendror prej konkluzioneve të Këshillit të Bashkimit Evropian në mars 2020 për zhvillimin e konferencës së parë të anëtarësimit.”

Më shumë video

Reklamë