Transformimi ndër vite i Tiranës nën qeverisjen socialiste ishte kryefjala e diskutimit të kryeministrit Edi Rama gjatë rubrikës ‘Sy m Sy’ këtë të premte.
Nëpërmjet një video selfie në makinë, Rama i thotë komentuesve se udhëheqësit dallohen pikërisht në mënyrën se si bëjnë detyrën.
“Unë vërtete nuk e kam ulur qiellin në tokë, por Tiranën nga varri e kam ngritur ama dhe këtë nuk ma heq dot askush. Kush nuk do ta shikojë, natyrisht nuk e shikon, por ky nuk është problem. Edhe diçka tjetër. Pse kur Tiranën e mori me dhunë këneta jo ngeci dhe as sahati i Tiranës nuk punonte apo ngaqë të gjithë jemi njësoj? Po jo pra jo, nuk jemi të gjithë njësoj, prandaj Tirana nuk është më Kandahar dhe prandaj Shqipëria sot nuk është hiç gjëkundi njësoj qysh se unë dhe PS kemi marrë besimin e popullit për ta udhëhequr këtë vend dhe për ta ngjitur në atë majë, ku askush tjetër nuk e ngjit dot”, tha Rama.
Ndryshimet, thotë Rama do të vijojnë edhe pas 11majit, ku shpreh bindjen se Partia Socialiste do të jete sërish forcë e parë.
“Populli i Tiranës, jo më kot nga i ka dhënë besimin 7 herë në 7 për ta drejtuar Tiranën. Prandaj, jo më kot në 11 Maj do votojë PS më shumë se asnjëherë tjetër edhe për Tiranën. Të tjerat janë llafe, i merr era dhe ngjarje që nesër do i përkasin thjeshtë dhe vetëm harresës”, deklaroi kryeministri.
Sipas kreut të qeverisë, vizioni për “Shqipërinë 2030” do ta kthejë vendin në Europën e Ballkanit dhe Tiranën kryeqytetin e saj. /vizionplus.tv





