Subscribe

Prej gati 48 orësh qarku i Korçës është në pushtetin e dëborës. Reshjet e dendura janë shoqëruar me erë të fortë ndërsa termometri ka shënuar -10 gradë. Të gjithë fshatrat e pjesës juglindore janë të bllokuara ndërsa në fshatin Panarit 200 banorë janë të izoluar. Në pikën turistike të Dardhës trashësia e dëborës arrin deri në 90 cm. Rrugët nacionale të këtij qarku janë të gjitha të kalueshme  me zinxhirë.

Elbasan

Edhe në Elbasan ka patur reshje dëbore. Në aksin rrugor nacional Elbasan-Rrogozhinë lëvizja e mjeteve është bllokuar herë pas here si pasojë e prezencës së akullit. Ndërkohë trashësia e borës arrin deri në 20 cm.

Librazhd

Aksi Librazhd-Stebleve është bllokuar në Fushë Studen-Klenje ku trashësia e dëborës arrin deri 70 cm trashësi. Ndërkohë raportohet se ka patur probleme me energjinë elektrike në disa fshatra.

Berat

Mëngjesin e të dielës reshjet e dëborës kane zbardhur  edhe Beratin. Rrugët nacionale janë të kalueshme ndërsa në fshatin Drobonik ka patur rrëzime pishash  nga stuhi.

Gjirokastër

Edhe Gjirokastra është gdhirë në dëborë, ndërkaq në zonat malore te qarkut trashësia e saj arrin ne 30 cm. Për shkak të uljes së temperaturave ka patur edhe ngrica në rrugët nacionale, por ato janë të kalueshme.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *