Subscribe

Krijohet për herë të parë Agjensia Kombëtare e Pyjeve. Ministri i turizmit dhe mjedisit, Blendi Klosi theksoi se pyjet mbulojnë 50-60% të hapësirës së territorit shqiptar dhe janë një pasuri e madhe që ende nuk është vlerësuar siç duhet.

 

 BLENDI KLOSI

MINISTRER I TURIZMIT DHE MJEDISIT

“Është një agjenci e re, një agjenci  e krijuar tashmë, në kuadër të dokumentit të politikave për rigjenerimin e gjithë ekonomisë që fatkeqësisht fshihet në pyjet tona por duhet ta themi fare hapur, duhet ta themi shumë sinqerisht që pyjet në Shqipëri akoma nuk kanë gjetur vlerat e tyre, nuk kanë gjetur forcën  e tyre, nuk janë shndërruar në ekonomi dhe pasuri për Bashkitë tona. Pyjet  fatkeqësisht vazhdojnë të përdoren vetëm për qëllimet e tyre le të themi më pak të nevojshme për dru zjarri. Do të iki me shpejtësi koha për përdorimin e pyjeve me dru zjarri dhe do të vijë koha kur pyjet do të shndërrojnë ekonomi për zonat dhe bashkitë që I kanë ato si pasuri kombëtare.”

 

Klosi njoftoi edhe ashpërsimin e masave kundrejt çdo personi që do të dëmtojë pyjet duke e konsideruar si vepër penale.

 

 “Ndamë, në mënyrë të hartuar qartë në ligj përgjegjësitë që ka pushteti vendor dhe pushteti qendror, ndamë përgjegjësitë përsa i përket kontrollit të pyjeve dhe tashmë prerja e pyjeve është një përgjegjësi dhe kontrolli të drejtpërdrejtë të atyre që kontrollojnë zbatimin e ligjit në Shqipëri , forcave tona të rendit, policisë së shtetit e cila siç duhet të penalizojë një njeri që thyen një dyqan apo përpiqet të bëjë një vepër penale të çfarëdo lloj, po ashtu vepër penale kemi bërë dhe prerjen duke kërkuar që sidomos në zonat e mbrojtura dëmtimi i pyjeve të mos jetë më një vepër administrative, por të jetë një vepër penale.”

 

Ministri i mjedisit evidentoi edhe nevojën për profesionistë dhe teknikë pyjesh, për këtë arsye u bëri thirrje të rinjve te zgjedhin arsimin profesional.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *