E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Ngricat vështirësojnë qarkullimin, probleme në rrugët kombëtare të qarkut të Dibrës

Rënia e ndjeshme e temperaturave gjatë mbrëmjes ka bërë që të ketë prani të madhe të akullit në rrugët kombëtare të qarkut të Dibrës.

Situatë problematike paraqitet në Bypassin e Murrizit ku gjatë orëve të mëngjesit ka patur prani të akullit, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve si dhe duke vënë në rrezik jetën e udhëtarëve.

Me problem është segmenti në afërsi të kufirit ndarës mes Tiranës dhe Klosit por edhe në fshatin Bastar Murriz ku ka patur prani akulli. Drejtuesit e mjeteve kërkojnë që firma përgjegjës të jetë në punë dhe të bëjë kriposjen e rrugës gjatë gjithë kohës.

Bypassi i Murrizit mbetet segmenti më problematik i rrugës së Arbrit, ku aksidente ka thuajse çdo ditë./Vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë