E shtunë, 21 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Ngricat, dy të plagosur në rrugën Peshkopi-Tiranë

Prania e akullit në rrugë ka sjellë aksidentet e para në vend, ku mbetën të plagosur dy persona.

 

Dy makina u përplasen me njëra tjetrën mesditën e kësaj të enjteje në rrugën nacionale Peshkopi-Tiranë, pranë rrethrrotullimit të Maqellarës.

 

Reklamë

Dy të plagosurit u dërguan me urgjencë në Spitalin e Peshkopisë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Edhe në Elbasan një 75 vjeçar mbeti i plagosur, pasi u përplas nga një mjet. Sipas policisë në momentin e aksidentit i moshuari po lëvizte me një motoçikletë në  rrugën e re të trenit në Elbasan.

 

I aksidentuari është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë shoferi i mjetit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke mos i dhëne as ndihmën e pare te moshuarit.

Më shumë video

Reklamë