Teksa kryeministri Edi Rama ndodhet në Hungari për një vizitë zyrtare, avokati Spartak Ngjela deklaroi se ai është dërguar me “mision” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Sipas tij, duke qenë se për presidentin Ilir Meta ka nisur procesi i shkarkimit, ai rrezikon ndjekje penale. Ngjela tha se Meta mund të kërkojë azil politik në Hungari dhe për t’ia refuzuar kërkesën, shtoi ai, ka shkuar Rama.

 

“Rama vizitë urgjente dhe të paparashikuar, në Hungari. Përse ky ngut për në Budapest? Ja çështjet që mund të ngrihen brenda saj: Nikola Gruevski, ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, ndodhet me azil politik në Hungari, dhe shkoi atje, pasi u dënua për korrupsion nga gjykata e Shkupit; Meta është mik i Gruevskit; kjo dihet botërisht. Edhe Meta, presidenti aktual i Shqipërisë, është duke shkuar drejt procesit penal, njëlloj si Gruevski. Por… Edhe Gruevski, edhe Meta janë antiamerikanë. Po Rama, çfarë po kërkon në Hungari? Siç duket e ka nisur politika amerikane, pikërisht për Metën, me detyrë diplomatike kundrejt kryeministrit aktual të Hungarisë, për mospranimin e azilit politik që mund të kërkojë Ilir Meta. A do të dalë me sukses kërkesa anti-Meta e Ramës në Hungari? Gjithsesi, tani një gjë është e sigurt: shkarkimi i Metës është çështje ditësh. Po, misioni i Ramës? Të shohim… Por, unë jam i bindur se në Budapest ai ka shkuar sipas kërkesës amerikane për të takuar kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban, në lidhje me Metën.  “Kërkesë” kjo, të cilën Rama mund ta servirë me një kërcënim diplomatik të politikës amerikane. Të shohim…”, tha Spartak Ngjela në “Facebook”. 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *