E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ngjela: Ngjarja e planifikuar, jo nga politika greke por ekstremistët

Vrasja e minoritarit grek nga forcat speciale RENEA, këtë të hënë kanë sjellë reagime të shumta nga ana e politike, nga pala shqiptare dhe ajo greke.

 

Në sajë të këtyre komenteve avokati Spartak Ngjela pjesë e panelit të të ftuarve në Real Story, është shprehur se këtë ngjarje nuk e shikon një ngjarje të kurdisur nga politike greke, kurrsesi por e vlerëson sin je akt ekstremist.

 

Reklamë

Avokati ngjela thekson se veprimi i policisë ishte i duhuri pasi në këto raste për të shmangur një dëm të madh duhet të neutralizojmë një më të vogël.

 

“Prania e forcave RENEA e cila ka ardhur në ndihmë të policisë lokale është një veprim i cili e justifikon çdo gjë, pasi policia në këtë rast thjesht di faktin se përballë ka një person të armatosur dhe për më tepër të rrezikshëm dhe se di se ai është ekstremist, grek apo shqiptarë.”

 

Sipas tij mënyra se si ai ka vepruar duket sikur ka kërkuar ndihmë apo ka pritur mbështjetje nga jashtë apo brenda ne sërish nuk e dimë, thekson ai.

 

E ritheksoj se këtë ngjarje nuk e shoh si ngjarje e politikës greke asesi, por që mund të jetë e një nga organizatave ekstremiste atje që po e shfrytëzojnë për arsye të ndryshme këtë skenë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë