Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se ai ka qenë i pari që ka kërkuar ndërtimin e Portit të Durrësit, që në fund të viteve 1990.

 

Në emisionin 7pa5, Ngjela deklaroi se një kryeministër i ka thënë që kjo kërkesë nuk mund të realizohet.

 

Avokati thekson më tej se në Durrës do investohen miliarda dhe Shqipëria do të jetë një përfituese e tyre.

 

Unë e kam kërkuar i parë. Por më thanë nuk e japim e kam kërkuar që në fund të viteve ’90. Pse tani kam hyrë unë me biseda politike. I kam kërkuar njërit  dhe një kryeministër  më tha avokat nuk e japin.

 

Aty janë miliarda, Shqipëria përfiton. Pala më përfituese është ai që do bëjë investimin. Shqipëria do ketë taksat, të punësuarit. Sipas studimit që kam pasur unë me “Free zone” se kështu e quanim ne atëhere rritet 1 mijë euro GPD individe e personnit.

 

Të tërë ata biznesmenë që kanë ikur do vijnë të investojnë këtu”, tha Ngjela.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *