Një foshnje vetëm tri javëshe ka humbur jetën për shkak të koronavirusit në Kosovë. Lajmi i rëndë është konfirmuar nga drejtorja e Neonatologjisë, Hajrije Ismaili.

 

“Po, ka qenë rast i pranuar në gjendje të rëndë i konfirmuar Covid-19 pozitiv. Kishte pneumoni të rëndë. Vazhdimisht ka qenë në ventilim mekanik si pasojë e infeksionit të rëndë në mushkëri dhe sistemik, si dhe nën monitorim të vazhdueshëm nga ekipet mjekësore”, ka deklaruar Ismaili.

 

Mësohet se nga koronavirusi ishte infektuar gjithë familja e foshnjes. Kosova prej disa ditësh ndodhet në një situatë të vështirë prej koronavirusit. Mjekët apelojnë për vaksinim edhe për gratë shtatzëna dhe lehonat.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *