Peshkatarët gjetën një grua që notonte në mes të detit. Ata u habitën kur zbuluan se ajo kishte dy vjet e humbur. Gruaja mezi fliste nga i ftohti dhe ishte dobësuar shumë. Ngjarja ndodhi në Kolumbi, ku mediat vendase kanë treguar sesi peshkatarët e shpëtuan atë.

 

Një prej tyre i afrohet gruas 46-vjeçare që është thuajse plotësisht e papërgjegjshme. Peshkatarët mendonin se trupi i saj ishte një trung peme. Gruaja nis të qajë pasi hipën në varkë. Pasi bëhet koshiente, ajo thotë: “Kam lindur përsëri, Zoti nuk deshi që unë të vdisja.”

 

Angelica Gaitan më pas shpjegoi se e kishte humbur kontaktin me familjen e saj dy vjet më parë, pas një konflikti që kishte pasur me bashkëshortin. Ajo rrëfeu se kishte 20 vjet që dhunohej prej tij dhe se kishte tentuar ta vriste.

 

Duke e ndjerë veten të vetmuar, ajo kishte vendosur të hidhej në det për t’i dhënë fund gjithçkaje. Pjesën tjetër më pas nuk e mban mend. Se çfarë ka bërë gjatë dy viteve të zhdukjes po e hetojnë autoritetet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *