Ambasadorja franceze Christine Vasak, ka komentuar ngërçin mes Ramës dhe Metës për dekretimin e ministrit të brendshëm, ku ka theksuar se  Kushtetuta shqiptare më duket e qartë, sipas saj si juriste.

 

Ndërsa ka theksuar faktin se nuk i takon asaj dhe kolegëve që të reagojnë për këtë situatë.

 

“Kushtetuta shqiptare më duket e qartë, unë mund të reagoj si juriste por nuk më takon mua dhe kolegëve të mi të reagojmë për këtë situatë. Mendoj që si kryeministri ashtu edhe presidenti janë persona me eksperiencë në politikë që kanë shkëmbime permanente mes tyre dhe që e dinë shumë mirë se cfarë duhet të ndodhë.”

 

E pyetur nëse mungesa e gjykatë kushtetuese krijon vakum që ata të luajnë shah mes tyre, ambasadorja franceze ka thënë se:

 

“Ju e drejtoni gishtin në një problematik të vërtetë, por do duhet që si cdo vend tjetër edhe shqipëria të ketë gjykatën kushtetuese. është e nevojshme si në këndvështrimin e politikës së brendshme ashtu edhe për politikën e jashtme. Edhe këtu duhet të kemi besim tek autoritettet kompetente që të gjenë një zgjidhje sepse vërtet është urgjente.”

 

A mund të drejtohet ministria e brendshme nga një zv ministër.

 

“Ecuria e shqipërisë është e qartë ashtu sic është gjurmuar ose janë ngritur vijat e përgjithshme 26 qershorin e vitit të kaluar dhe këtu bën pjesë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e të tjerat që ju i dini. inicjativa domethënëse janë ndërmarë por duhet të ndiqen dhe të thjeshtohen. duhet të bëjmë besim në autoritet shqiptare për të ndjekur realizimin e objektivave  sepse koha shpejton.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *