Subscribe

Ambasadorët e BE-së kanë rënë dakord që të mos hapin negociata e anëtarësimit me Shqipërinë. Gjatë mbledhjes, ata kanë vendosur që të shtyjnë hapjen e bisedimeve të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, deklaroi se nuk ka një afat se kur mund të hapen bisedimet me Shqipërinë.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, lidhur me këtë çështje, eksperti i ekonomisë, Prof. Asoc. Dr. Selami Xhepa, është shprehur i revoltuar se në këto 25 vite të fundit, klasa politike në Shqipëri ka dështuar.

“Deri në Majin e vitit të ardhshëm, bëhen 25 vite që klasa politike e Shqipërisë ka dështuar në një mënyrë jashtëzakonisht të keqe të shëmtuar për publikun.

Kjo nuk është një gjë që vjen thjeshtë si një dështim politik. Kjo ka kosto të rëndësishme në kuptimin e mirëfilltë ekonomik dhe të institucioneve qeverisëse të vendit.

Shqipërisë gjithmonë i janë dhënë oportunitete dhe dritare për të përfituar nga fonde të BE-së. Ne s’kemi përfituar. Fondet që mund të kishim përfituar. Ne presim të anëtarësohemi në BE dhe do të kemi mundësi për dritare të reja, për fonde të reja, për projekte të reja dhe nuk i përfitojmë dot prapë fondet për të cilat i kemi këto lloj mundësish. Pra, nuk është thjeshtë një dështim politk, por më i thellë se sa kaq.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *