Subscribe

Ky fundviti po mbyllet me një tejkalim të mbledhjes së të ardhurave nga taksat dhe tatimet, krahasuar me planifikimin.

 

E thënë ndryshe deri në fund të muajit nëntor, në arkën e shtetit janë mbledhur 18. 2 miliard lekë më shumë, para këto të cilat po shpërndahen për shpërblime, rindërtimin, për fermerët, ujësjellësat dhe rrugët.

 

Paralelisht me këtë panoramë pozitive të mbledhjes ë të ardhurave, e kundërta po ka ndodhur me realizmin e investimeve publike.

 

Me ndryshimet e buxhetit totali i fondeve për investime kapitale ka arritur ne 146 mld lekë, por vetëm 50% e tyre janë përdorur për investime, në fund të këtij viti.

 

 

Deri në fund të nëntorit ne kemi realizuar 53,1 % të tyre. Ne do të shohim deri në fund të dhjetorit nëse do të kemi tejkalim të ardhurash sërish, do të kanalizojmë ato për fondin e shpronësimeve si dhe për uljen e deficitit. –tha ministrja Ibrahimaj.

 

Por ministrja nuk dha shpjegime pse kjo ecuri e dobët e investimeve, por sipas saj gjysma e fondit të mbetur do të injektohet gjatë muajit dhjetor në treg sipas parashikimeve. Por cili do të jetë impakti i përqendrimit të këtyre fondeve në një muaj të vetëm

 

A e dini çdo të thotë kjo, kjo do të thotë që të gjitha këto para ti hidhi në treg në dhjetor  teksa inflacioni ka kaluar kufirin 3 %. Nuk ka arsye pse njerëzit për përballojnë çmime më të larta se ju nuk realizoni dot ato që vet keni parashikuar. –tha Braçe.

 

2021 ishte një vit zgjedhor dhe në muaj te parë të vitit investimet publike u pezulluan. Ky fakt bëri që realizmi i tyre të përqendrohej më së shumti në pjesën e dytë të vitit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *