Një person është arrestuar nga policia pasi ka ngacmuar seksualisht një 16-vjeçare në Maliq.

 

I arrestuar është 21 vjeçari Enea Duro.

 

I riu dhe adoleshentja janë të dy  banorë të fshatit Podgorie në Maliq, ndërsa ditën e djeshme, është hasur rastësisht në fshat me vajzën dhe ka kryer veprime të turpshme, duke e prekur të miturën.

 

Ka qenë vajza që ka treguar te familja e saj ngjarjen dhe menjëherë janë drejtuar në komisariat për të bërë denoncim.

 

Nga burimet e policisë konfirmohet fakti se dy të rinjtë nuk kanë asnjë lidhje me njëri tjetrin që mund ta kenë mbajtur të fshehtë, por ka qenë ngacmim nga ana e Enea Duros.

 

Dyshohet që autori të ketë probleme me shëndetin mendor ndonëse nuk figuron me kartelë apo dokumenta që e konfirmojnë këtë fakt. Hetimet e mëtejshme të prokurorisë do të hedhin dritë mbi ngjarjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *