Kreu i qeverisë, Edi Rama, ditën e sotme ka mbledhur kryesinë e PS-së.
Vision Plus mëson se mbledhja ka nisur në orën 09:00 dhe vijon ende.
Pritet që ditën e sotme të zyrtarizohet emri i Blendi Klosit si drejtues politik në Dibër.
Ashtu siç u raportua më herët, Klosi do t’i zërë vendin Blendi Gonxhes në Dibër, ndërsa ky i fundit do të jetë një nga drejtuesit politik në qarkun e Tiranës, në zonën e Kombinatit.
Gjithashtu gjatë mbledhjes së sotme do të kërkohet angazhim maksimal për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 11 majit 2025./vizionplus.tv





