E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Nga sot, gazi rus shitet me Rubla/ Europa refuzon të paguajë

Deklarata e presidentit rus, Vladimir Putin, që vendet “jomiqësore” nga data 1 prill, do ta paguajnë gazin në rubla, ka ngjallur reagime në vendet perëndimore.

 

Gjermania edhe Franca , të cilat mbështeten në gazin rus, e kanë refuzuar kërkesën duke sqaruar se një vendimi i tillë përbën “shantazh”. Ministri i Ekonomisë i Francës, bëri të ditur se Berlini dhe Parisi po përgatiteshin për skenarin e mbylljes së rubinetave të gazit nga Rusia.

 

Reklamë

Ndërsa Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price, u shpreh se kërkesa e Putinit është një shenjë e “dëshpërimit” ekonomik të Moskës.

 

NED PRICE

ZEDHENES I DEPARTAMENTIT TE SHTETIT, SHBA

 

“Unë mendoj se në thelb ky është vetëm një tregues tjetër i gjendjes së rëndë në të cilën ndodhet ekonomia e Rusisë. Tani i takon vendeve evropiane të vendosin për reagimin e tyre. Sanksionet, kontrollet e eksportit dhe masat e tjera ekonomike të vendosura në përgjigje të pushtimit të Ukrainës kanë pasur një efekt të rëndësishëm.”

 

Por zëdhënësi i ministrisë së Jashtme ruse në një intervistë për mediat vendase deklaroi se veprimet e Bashkimit Evropian nuk do të mbeten pa përgjigje.

 

“Sanksionet e papërgjegjshme nga Brukseli tashmë po ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të qytetarëve evropianë”,- mësohet të ketë thënë zyrtari i Moskës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë