Subscribe

Numri i lartë i të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi ka detyruar shumë vende në rajon të ashpërsojnë masat parandaluese për përhapjen e pandemisë.

 

Në serbi,këtë fundjavë të gjitha dyqanet jo të domosdoshme, baret dhe restorantet do të mbyllen për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve.Vetëm ushqimoret, farmacitë dhe qendrat mjekësore do qëndrojnë të hapura. Të gjitha aktivitetet publike do të pezullohen , ndërsa nga java e ardhshme nxënësit e shkollave fillore do të nisin mësimin online.

 

Edhe qeveria italiane ka vendosur ashpërsimin e masave. Rajonet do të kalojnë nga ngjyra portokalli në të kuqe, që do të thotë se shkollat, baret, restorantet, parukeritë dhe qendrat estretike do të mbyllen.

 

Ndërkohë në periudhën e Pashkëve, 3, 4 dhe 5 Prill, Italia do të jetë në një mbyllje totale.

 

Autoritetet greke të shëndetësisë kanë vendosur gjithashtu të shtojnë masat ndaj pandemisë.

 

Nga kjo e shntunë, në Atikë dhe Selanik, ndalimi i qarkullimit  fillon në orën 19:00. Shkollat do të qendrojnë të mbyllura dhe për dy javë ndersa dalja do të bëhet vetëm për arsye emergjente.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *