Subscribe

Nga: Enkelejda Mema

Prania e NATO-s në të vetmen bazë ajrore të Ballkanit Perëndimor, në Kuçovë është parë si një ogur i mirë nga qytetarët për punësimin e të rinjve dhe për zhvillimin e ekonomik të zonës.

Me një rini të tkurrur, ku në rrugët e Kuçovës u ndeshëm vetëm me prindër që fëmijët i kanë në emigracion, lajmi i rihapjes së bazës ajrore që do të shfrytëzohet nga NATO për operacione stërvitore, civile apo ushtarake, është përkthyer si një mundësi punësimi nga të rinjtë e mbetur aty.

“Ne shpresojmë, ishalla të rregullohet ekonomia e Kuçovës sidomos të rinjtë të futen në punë se janë pa panë”, tha një qytetare.

“Të rinj nuk ka shumë por do të kthehen, është një premisë shumë e mirë,” theksoi një tjetër qytetare.

“Si s’ka mundësi, shyqyr që na erdhi dita se aty e kam shtëpinë unë”, pohoi një tjetër e intervistuar.

“Ka të larguar por ka akoma dhe kanë shpresa që  më mirë do të bëhet ky vend nesë bëhen investime të tilla”, theksoi i riu nga Kuçova.

Aviacioni si një nga krenaritë e Kuçovës deri në fillim të viteve 2000, sot kjo bazë ajrore taktike e NATO-s është në kërkim të inxhinierëve ushtarakë.

“Baza ajrore e Kuçovës do të pajiset me sisteme moderne navigimi dhe komunikimi. Këto sisteme nuk mund të operohen apo mirëmbahen nga njerëz pa kualifikim, nga njerëz të cilët do të jenë vërtetë të vlerësuar në punën që bëjnë, do të ketë patjetër mundësi të reja punësimi. Kërkohen inxhinierë IT, komunikimi, navigimi apo inxhinierë që kanë arsimim të mirëfilltë elektrik, elektronik por edhe të navigimit ajror”.

Përtej veshjes së uniformës ushtarake dhe këtij rrethimi, kolonel Luan Sadiku thotë se riaktivizimi e bazës ajrore taktike tanimë nën flamurin e NATO-s mund të tërheqë sipërmarrjen private në afërsi të zonës ushtarake.

Në këto momente i gjithë furnizimi i gjithë këtyre personave që ju patë është bërë nga zona, hotelet janë të zonës.

Nga qyteti Stalin në qytetin e NATO-s, një dritë shprese është ndezur për Kuçovën për rikthimin e një prej krenarive të saj, aviacionin dhe frenimin sadopak të braktisjes së qytetit nga të rinjtë./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *