Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka caktuar të shtunën nga një muaj paraburgim dy zyrtarëve të Ministrisë së Industrisë dhe një të dyshuari tjetër, të cilat u arrestuan dje nën dyshimin për keqpërdorime me rezervat shtetërore.

 

Në një njoftim për media me 19 gusht, Gjykata Themelore tha se e ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale për të pandehurit I.L, H.G, R.M.

 

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) dje konfirmoi se dy prej të arrestuarve janë zyrtarë të saj.

 

Gjyqtarja e Procedurës Paraprake e ka aprovuar kërkesën.. për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurit I.L, H.G dhe R.M… për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe i pandehuri R.M për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Dhënia e ndihmës në kryerje të veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 414 lidhur me nenin 33 të Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës”, tha Gjykata Themelore.

 

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë, tha ajo./rel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *