E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 00:50 Në vijim ora 00:50: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Teknologji

Nga nesër, WhatsApp do të pësojë ndryshime të rëndësishme

Kushtet e reja të përdorimit të WhatsApp hyjnë në fuqi nesër, e shtunë.

 

Nga 15 maji, përdoruesit do të humbasin hyrjen në disa veçori të WhatsApp, derisa të pranojnë kushtet e reja të privatësisë.

 

Reklamë

Ata mund të mos kenë akses në listën e bisedave, më pas do të humbasin edhe thirrjet telefonike apo videomesazhet.

 

WhatsApp, kohët e fundit, prezantoi politika të reja të privatësisë për përdoruesit e saj, duke përfshirë terma të rinj që sigurojnë që aplikacioni të ndajë të dhëna me Facebook si kusht i përdorimit.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë