E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Nga mashtrimi për kredi te hapja e profileve të rreme në TikTok, policia e Lezhës nis procedimin ndaj dy personave

Një 46-vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Lezhës në kuadër të operacionit “Kredia”, pasi ai në bashkëpunim me 33-vjeçaren D.C tashmë e arrestuar, kishin marrë kredi me anë të mashtrimit në emër të M.S 34-vjeçe.

Ndërkohë ka nsiur procedimi penal edhe ndaj një 43-vjeçari, i cili me anë të një llogarie të rreme në TikTok, ka publikuar foto të një personi tjetër.

Njoftimi:

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. A., 46 vjeç, banues në Tiranë, dhe materialet shtesë për shtetasen D. C., 33 vjeçe, aktualisht me masë sigurie “Arrest në burg” (e arrestuar në kuadër të operationit “Kredia”), pasi ka kallëzuar shtetasja M. S., 34 vjeçe, banuese në Lezhë, se shtetasja D. C., nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë të dhënat personale dhe me to ka marrë kredi në institucionin financiar që administron shtetasi A. A. 

Reklamë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, pasi ka kallëzuar shtetasi A. H., 43 vjeç, banues në Lezhë, se është hapur një llogari e rreme në rrjetin “TikTok”, në të cilën janë publikuar foto të tij, me tekste fyese. 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë