Jo vetëm në rrugë, por policia ka shtuar masat në kuadër të mbarëvjatjes të sezonit turistik edhe në pikat bregdetare, apo në vende të tjera turistike ku përdoren mjetet lundruese.
Policia Kufitare në 7 ditët e fundit ka bllokuar 32 mjete lundruese nga Ksamili në Koman.
Sipas policisë, mjetet e bllokuara janë 20 jet ski, 7 skafë, 3 gomone dhe 2 varka metalike që kishin të instaluar motor uji.
Blutë bëjnë të ditur se 12 prej mjeteve lundruese janë duke kapur brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili me masë administrative 100,000 lekë.
Drejtuesit e 8 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 100 00 lekë të rinj secili për mospajisje me licencën e operatorit turistik, ndërsa drejtuesit e 10 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 10,000 lekë për mungesë dokumentacioni. /vizionplus.tv





